Një kosovare, është arrestuar mëngjesin e sotën në Aeroportin ”Adem Jashari”, me të zbritur nga aeroplani.

41 vjeçarja, pas verifikimit, me vendim të Gjykatës në Pejë kërkohej për veprën penale ‘’sulm’’, përcjell klankosova.tv.

Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë mes tjerash se e dyshuara është dërguar në Pejë, në mbajtje, deri në një vendim të prokurorit.