Portugalia lëshoi sot në pjesën më të madhe të territorit të saj alarmin e kuq në pritje të goditjes nga uragani Leslie, që rrezikon të jetë më i fuqishmi që do të godasë këtë shtet që nga viti 1842, përpara se të orientohet drejt Spanjës fqinje.

Stuhia, një nga më të fuqishmet që ka goditur ndonjëherë vendin, po shkon përtej Spanjës veriore.

Në Portugali, Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile këshilloi popullatën për tu larguar nga zonat bregdetare, duke sqaruar se mbrëmja e së shtunës deri të dielën do të ishte periudha më kritike.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme të shkaktuara nga uragani do të nisin në rajonin e Lizbonës që pas orës 18:00 të orës lokale, njoftoi instituti meteorologjik portugez.

Shefi i mbrojtjes civile i Portugalisë, Luis Belo Costa paralajmëroi për përmbytje të mundshme në zonat bregdetare përpara mbërritjes së stuhisë.

Map