Në muajt e fundit, ekstremistët e krahut të djathtë në Gjermani nuk treguan kontroll në sulmin e kujtesës kulturore të shtetit, duke mëtuar që t’i japin fund mënyrës se si Gjermania e njeh dhe përballet me të kaluarën e saj naziste, raporton Koha Ditore.

Nacionalistët e së djathtës minimizojnë horroret e nazistëve në një kapitull të vogël në historinë e tyre të lavdishme, apo ashtu siç bashkëlideri i Partisë Alternative për Gjermaninë, Alexander Gauland ka thënë: “Hitleri dhe nazistët janë vetëm zogj – në më shumë se një mijë vjet të historisë së suksesshme gjermane”.

Deklarata të tilla janë të rrezikshme, beson historiani dhe gazetari Volker Ullrich.

“Kushdo që vendos të bëjë së bashku llogari të tilla eufemiste për historinë, trazon themelet e kësaj republike”, ka thënë ai.

Ullrich tani ka përfunduar biografinë në dy vëllime për Adolf Hitlerin. Autori vrojton rritjen në fuqi të Hitlerit si një përrallë paralajmëruese se sa shpejt demokracia mund të shkatërrohet, dhe linjën e ngushtë të ndarjes së civilizimit me barbarizmin.