Naser Veliu, djali i vogël i kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, sot gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës- dega në Podujevë, ka kërcënuar gazetarin e portalit Llapi.info, Eduard Haliti.

Kërcënimin të cilin djali i vogël i kryetarit i cili udhëheq me Podujevën tashmë e sa vite dhe i cili kërkon edhe katër vite tjera të udhëheqë me këtë komunë, redaksia e portalit Llapi.info e ka pritur me shqetësim të thellë.

Ne si redaksi kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të ndërmarrë masa dhe të hetojë rastin. Raste të tilla të kërcënimeve ndaj gazetarëve të portalit Llapi.info kanë filluar të shpeshtohen, siç ishte edhe rasti tjetër gjatë kësaj dite ku në zyrën e portalit një vajzë ka drejtuar fjalë fyese ndaj stafit të Llapi.info.

Kjo për ne paraqet shqetësim serioz dhe raste të tilla i dënojmë ashpër si redaksi. Edhe një herë, kërkojmë nga Policia e Kosovës që të marrë më seriozisht këto situata dhe të kryej hetimet lidhur me këto raste./Llapi.info