Këtë të enjte rreth mesditës një këmbësor është aksidentuar për vdekje, trnsmeton Llapi.info.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi Q7” dhe vetura e tipit “Golf II”, të cilat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë aksident dy ngasësit e automjeteve, V. D mashkull 36 vjeç dhe A.A mashkull 27 vjeç, janë shoqëruar në stacionin policor, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Ndërsa trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.