Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në 24 orët e fundit, ndërsa 23 aksidente të tjera me të lënduar.

Policia ka njoftuar se po ashtu kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me dëme materiale.


Brenda një dite policia ka shqiptuar 1 mijë e 196 tiketa trafiku. Ndërsa, 873 tiketa janë shqiptuar për mosrespektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Policia brenda 24 orëve arrestoi 21 persona, dërgoi 12 në mbajtje kurse 2 persona janë në vuajte të dënimit.