Javëve të fundit, Policia e Kosovës po shqipton më shumë se njëmijë gjoba në ditë.

Ky institucion në praktikimin e planit operativ kundër aksidenteve, brenda këtij muaji ka rritur numrin e gjobave për 53 përqind, derisa më së shumti dënime po jepen për shpejtësi të madhe dhe tejkalim në vendet e ndaluara.

Për njërën prej këtyre shkeljeve, atë të tejkalimit në vijë të plotë, vetëm në qershor u morën 332 patentë shoferë.

Për ta kryer këtë punë, u futën në funksion edhe dronët, me të cilët po mundohen të kapin edhe lloje tjera të kundërvajtjeve.

Sipas statistikave të policisë, pas shtrirjes së planit operativ, numri i aksidenteve në vend ka shënuar një rënie të lehtë.