Pjesëtarë të Policisë po i ndalojnë qytetarët në sheshet e Prishtinës, duke u kërkuar atyre që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve në terren po e mbikëqyrë edhe Inspektorati komunal i Prishtinës

Sot, drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, tha për KOHËN se në ditët në vijim së bashkë me inspektorët do të informohet publiku për nevojën e mbajtjes së maskave, ndërsa disa ditë më vonë, do të nisë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese.

Image
Aksion i Policisë në sheshet e Prishtinës, qytetarëve u kërkohet të vënë maskat