Policia në Podujevë ka nisur patrullimin me biçikleta rrugëve të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, patrullimet kanë nisur sot, ndërkohë që zyrtarët policorë kanë kërkuar nga qytetarët që t’i largojnë veturat nga hapësirat e destinuara për këmbësorë.

Në pamjet që ka siguruar portali, shihet prezenca e policëve në këtë formë në rrugën e qendrës së qytetit “Zahir Pajaziti”.

Duhet theksuar se hapësirat publike (trotuaret),  në këtë rrugë janë të “uzurpuara” nga veturat. Për këtë, këmbësorët shpeshherë janë të rrezikuar, pasi detyrohen të kalojnë në rrugë të parapara për automjete.

Për lirimin e këtyre hapësirave, Policia së bashku me Inspektoratin e Komunës së Podujevës patën gjobitur disa shoferë, derisa nuk kanë munguar rastet kur janë konfiskuar edhe veturat./Llapi.info

No description available.
No description available.