Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, kabë njoftuar se edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të preventimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, përfundon njoftimi i tyre.