Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka ndaluar dy kamionë të ngarkuar me dru kundërligjshëm, njofton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, një është ndaluar në fshatin Batllavë, kurse një tjetër në fshatin Turuçicë.

“Fsh. Batllavë, Podujevë, 12.09.2021 – 12:40. Patrulla kufitare ka ndaluar kamionin me targa vendore dhe me drejtues te dyshuarin mashkull kosovar, i cili transportonte dru për djegie të pa damkosura dhe pa dokument përkatës për transport. Drutë janë konfiskuar dhe dërguar në oborrin e ndërtesës të pylltarisë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Turiqicë, Podujevë, 12.09.2021 – 15:00. Patrulla kufitare ka ndaluar kamionin me targa vendore dhe me drejtues te dyshuarin mashkull kosovarë, i cili transportonte dru për djegie të pa damkosura dhe pa dokument përkatës për transport. Drutë janë konfiskuar dhe dërguar në oborrin e ndërtesës të pylltarisë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info