Policia në Podujeva ka ndaluar edhe një traktor të ngarkuar me dru kundërligjshëm, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të PK-së, automjeti është konfiskuar derisa drutë janë dërguar në ekonominë pyjore.

“Podujevë 04.07.2021 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar  është takuar me traktorin e tij duke transportuar dru pa dokumente përkatëse. Drutë u janë konfiskuar dhe dërguar në ekonomin e pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info