Policia në Podujeva ka ndaluar edhe një kamion të ngarkuar me dru kundërligjshëm në fshatin Kërpimeh, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të PK-së, automjeti është konfiskuar derisa rasti, sipas raportit të PK-së, po vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Kerpimeh 12.07.2021 – 19:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në kamionin e tij kishte të ngarkuar rreth 4 metra dru pa dokumentacionin përkatës. Drutë janë konfiskuar nga APK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info