Policia e Kosovës ka shfrytëzuar trotuarin e rrugës prapa postës në Podujevë që të parkojnë veturën e tyre, ani pse parkingu është menjëherë në pjesën tjetër të kësaj rruge, njofton Llapi.info.

Sipas një lexuesi të Llapi.info i cili edhe ka dërguar fotografinë, parkimi i kësaj veture në këtë pjesë të trotuareve është bërë ditën e sotme dhe se ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë në atë vend./Llapi.info