Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në dy raste të ndara në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këto dy raste, Policia ka konfiskuar një thikë dhe një armë. Në rastin e parë, arma është konfiskuar edhe pse e njëjta ka qenë me leje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari për shkaqe sigurie është konfiskuar një armë të cilën e kishte me leje. Me konsultim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së dërguar medieve.

“Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info