Policia e rajonit të Podujevës po mban ligjërata vetëdijesuese në këtë qytet për nxënësit e shkollave fillore e të mesme të ulëta.

Në këto leksione përfshihen informata për ngacmimet e llojeve të ndryshme, duke përfshirë këtu ato seksuale.

Kjo iniciativë u prit fort mirë nga nxënësit, të cilët thonë se mësime të tilla janë të nevojshme për ta ngase kohëve të fundit po atakohen më shpesh nga fenomene të tilla.

Ndërsa, komandanti i stacionit policor ,Isak Ejupi, tha se ligjëratat janë të rëndësishme që nxënësit ta kuptojnë çartë se kur janë të përfshirë në situata të tilla si dhe të mbrohen nga to.