ilustrim

Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona në fshatin Kërpimeh dhe Batllavë të Podujevës, të cilët po transportonin dru kundërligjshëm, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, dy kamionë dhe një traktor me dru janë konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponi. Ndalimi i tyre është bërë në raste të ndara.

“Fsh. Kerpimeh, Podujevë 22.05.2021 – 08:45. Njësiti policor ka ndaluar të  dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me traktorin e tij pa dokumente përkatëse.  Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar”, ka njoftuar PK.

“Fsh. Kerpimeh, Podujevë 22.05.2021 – 08:45. Njësiti policor ka ndaluar të  dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me kamionin e tij pa dokumente përkatëse.  Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

“Fsh. Batllavë 22.05.2021-20:00. Njësiti policor ka ndaluar të  dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte dru me kamionin e tij pa dokumente përkatëse.  Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet tutje./Llapi.info