Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Kërpimeh të Podujevës, i cili po transportonte dru kundërligjshëm, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponi.

“SPK Kërpimeh 11.06.2021 – 12:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte një sasi drunore prej 2.70 m3 me traktorin e tij pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.

Duhet theksuar se Policia përgjatë disa muajve ka ndaluar disa persona, teksa ka konfirmuar traktor dhe kamionë të ngarkuar me dru pa dokumente përcjellëse./Llapi.info