Një person është ndaluar në Podujevë, pasi i njëjti kishte ngarkuar kamionetën e tij me dru, siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, të vjedhur në pyll, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, kamioneta ka qenë e ngarkuar me dru të llojit bungu, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar deri në Agjensionin e Pyjeve.

“Podujevë, 17.06.2021-21:20. Zyrtari i Agjensionit të pyjeve për mes telefonit kishte kërkuar asistencë në fshatin e lartcekur. Njësia policore i kishte asistuar dhe kishin ndal një kamionetë te ngarkuar me dru për djegie te llojit bungu. Personi është shoqëruar deri në Agjensionin e Pyjeve në Podujevë dhe i është konfiskuar sasia drunore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera, ka thënë se më pas i dyshuari është liruar së bashku me kamionetën./Llapi.info