Një person është ndaluar në fshatin Kërpimeh të Podujevës, pasi i njëjti kishte ngarkuar kamionin e tij me dru, siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ilegalisht, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, kamioni dhe drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në deponin pyjore në Podujevë.

“Fsh. Kërpimeh, Podujevë, 21.06.2021-20:20. Njësiti patrullues kufitar ka ndaluar një kamion me targa vendore te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovari cili transportonte dru për djegie të pa damkosura dhe pa dokument përkatës për transport. Në vendin e ngjarjes ka dal edh e pylltari i zonës i cili ka lëshuar fletë konfiskimin për sasinë drunore, drutë janë deponuar në ekonominë pyjore në Podujevë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera, ka thënë se më pas i dyshuari është liruar së bashku me kamionin./Llapi.info