Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një veturë në fshatin Dumnicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, konfiskimi i veturës është bërë pasi e njëjta nuk ishte doganuar.

“Dumnicë, Podujevë 01.07.2021-16:15. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar automjeti i tij pasi që duke iu shmangur pagesave doganore nuk e kishte doganuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info