Policia në Podujevë ka bërë të ditur se zyrtarë të saj janë kanosur gjatë një intervenimi, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarëve policorë u është drejtuar një kallash, në kohën kur të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë një personi.

“Podujevë, 16.01.2022-03:32.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se pas një mosmarrëveshje  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij.  Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia thotë se rasti është nën hetime nga njësitë relevante. /Llapi.info