Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik, transmeton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me këtë rast, shoferi është dënuar me 150 euro dhe dy pikë negative.

“Policia e Kosovës, falë bashkëpunimit me media, ka pranuar informatën dhe foton se një pjesëmarrës në trafik ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë dhe menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik. Policia e Kosovës falënderon mediat për bashkëpunim në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ky është dënimi i dytë i kësaj forme i shqiptuar nga Policia e Kosovës, derisa janë rritur patrullat e PK-së pas rritjes së numrit të aksidenteve në nivel vendi./Llapi.info

No photo description available.