Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar tre persona, të cilët dyshohet se kaluan një traktor të ngarkuar me dru në kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare.

“Fsh. Miroc 14.09.2020 – 19:50. Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale, traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës.

Më tej është bërë e ditur se ky rast në Policinë e Kosovës është cilësuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”./Llapi.info