Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj kanë hasur në një mjet të ngarkuar me dru në fshatin Turiçicë të Podujevë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, mjeti me dru teknik është konfiskuar, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet nga organet e sigurisë.

“Fsh. Turiçicë, Podujevë 29.06.2021 – 13:45. Njësia policore ka hasur në një mjet të ngarkuar me dru teknik, ku dyshohet që janë të kontrabanduar nga persona të pa njohur nga Serbia për në Kosovë. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info