Policia e Kosovës ka realizuar një ushtrim në Rrugën “B” në Prishtinë ku ka simuluar një rast të arrestimit.

Në pamjet që i ka siguruar klankosova.tv, shihet momenti kur policia me shpejtësi realizon operacionin e arrestimit.

Mbajtja e këtij ushtrimi është konfirmuar edhe nga policia.

” Ju njoftojmë se nuk ka pasur operacion policor nga njësitë speciale të PK-së sot në orët e para ditës në rrugën B, por ka pasur nje ushtrim me skenar të simuluar që është bërë për nevoja të disa xhirimeve që është duke bërë PK.”, thuhet në përgjigjen e policisë, njofton Klan Kosova.