Policia e Kosovës sot rreth orës 13:45, ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë’ në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë. Veturën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Siç njofton Policia, pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtarëve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe
të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës.