Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Podujevë një automjet me tabela vendore me vozitës dhe pasagjerë është ndaluar, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, revolja ishte e llojit ” 6/35”, ndërsa i dyshuari pas shoqërimit dhe intervistimit në polici me vendimin e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Është ndalur nga policia një automjet me tabela vendore me vozitës dhe pasagjer meshkuj K/Shqiptar, ku gjatë verifikimit dhe kontrollimit tek i dyshuari-pasagjeri është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole e llojit:” 6/35”. I dyshuari pas shoqërimit dhe intervistimit në polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së./Llapi.info