Policia ka konfiskuar një armë pa leje në një shtëpi të dy të dyshuarve në rrugën “Llapi” në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. “Llapit”, Podujevë 15.11.2018-16:15. Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Llapi.info