Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli në një veturë në fshatin Shtedim të Podujevës, ka konfiskuar sprej, shkruan Llapi.info.

Sipas PK-së, nga ky rast nuk është raportuar për të arrestuar, ndërkohë që spreji është konfiskuar.

“Fsh. Shtedim, Podujevë 25.06.2021 – 00:20. Gjate një pike kontrolli, policia ka ndaluar veturën Audi me targa vendore te cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit, brenda në veturë është gjetur dhe konfiskuar një  sprej. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i pa autorizuar i armës”./Llapi.info