Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një furgon (kombi) të ngarkuar me dru në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, konfiskimi i tyre është bërë pasi i dyshuari nuk ka pasur dokumente përcjellëse.

“Fsh. Kërpimeh 16.01.2021-13:30.  Njësiti patrullues ka ndalur një furgon të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili po transportonte dru pa dokumente përcjellëse. Drutë janë konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK pa dhënë  detaje tjera./Llapi.info