Edhe një person i kërkuar është arrestuar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar mediave.

“Rr. Bajram Metolli, Podujevë 26.01.2021 – 09:15. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Prishtinë”, ka thënë Policia pa dhënë detaje tjera.

Për vetëm një javë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, të gjithë këta kanë qenë të kërkuar nga institucionet e sigurisë në vend./Llapi.info