Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar mediave.

Sipas PK-së, të dy të dyshuarit kanë qenë në kërkim, ndërkohë që arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Fsh. Bellopojë, Podujevë 18.01.2021-08:15. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit .

Rr. Fitorja, Podujevë 18.01.2021-10:15. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera./Llapi.info