Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore pas rënies së një pjese të skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”, në sheshin e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërkohë që nuk është raportuar për lëndime serioze. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merret stacioni i Podujevës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Për lëndimin e të miturve ka shkruar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka theksuar se të njëjtit janë vizituar nga zyrtarë komunalë.

“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”. Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme. Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë. të lënduar iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: