Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në parkun e qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info shihet se në këtë përleshje janë përfshirë disa persona, ndërkohë që  nuk raportohet për të lënduar. Kështu ka konfirmuar për Llapi.info edhe komandanti i stacionit policor në Podujevë, Isak Ejupi.

“Në atë rast kanë qenë të involvuar disa persona, tre nga të cilët janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Nuk ka pasur të lënduar nga po ky rast”, është shprehur Ejupi.

Dëshmitarët kanë thënë për Llapi.info se rrahja ka ndodhur pranë një lokali (shisha bar), e cila gjendet në parkun e qytetit të Podujevës./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: