Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fabrika e peletit në fshatin Murgull të Podujevës është përfshirë nga zjarri, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, teksa ky i fundit ka shtuar se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Rreth orës 04:40, është pranuar informata për një zjarr në një fabrikë peleti në fshatin Murgull në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar, përderisa ka nisur hetimi i rrethanave të ngjarjes me fokus shkakun e zjarrit”, ka thënë Borovci.

Llapi.info ka raportuar pak më parë për këtë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar që kjo fabrikë të kaplohet nga flakët./Llapi.info

Digjet fabrika e peletit në Murgull të Podujevës, shkaktohen dëme të mëdha