Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Merdarë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane të perfshira dy automjete ( një mjet transportues dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë në nivel vendi kanë ndodhur 69 aksidente, prej tyre, 2 me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 37 të tjerë vetëm me dëme materiale./Llapi.info