Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30,në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Duhet theksuar se nga një tjetër aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Lupç të Podujevës kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda trupore.
Policia e Kosovës, në statistikat ditore, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së premtes në nivel vendi kanë ndodhur 62 aksidente, prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: