Policia izraelite sulmoi xhematin në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me plumba gome dhe granata zhurmuese pas namazit të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas namazit në Al-Aksa, mijëra palestinezë festuan tërheqjen e Izraelit dhe armëpushimin me Hamasin, duke ngritur flamuj palestinezë dhe duke thirrur tekbire.

Më pas, palestinezët filluan të marshonin nga Mesxhid al-Aksa drejt zonës së Qytetit të Vjetër, por policia izraelite u përpoq të shpërndajë grupin duke i sulmuar me granata zhurmuese dhe plumba gome.

Edhe pse kishte të plagosur nga sulmi, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ende nuk është prononcuar në lidhje me incidentin.