Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë dhe 32 fishekë në fshatin Herticë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, qytetari ka shtënë me armë zjarri në ajër, derisa është bastisur edhe shtëpia  e të dyshuarit.

“Fsh. Herticë, Podujevë 01.07.2021 ─ 17:40. Njësitet policore bazuar në një video, tek i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 32-fishekë, cal-9mm. Po ashtu me urdhër të gjykatësit është bërë edhe kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.  Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info