Dy të dyshuar janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtit kanë kryer vjedhje në një lokal ditë më parë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë vjedhur 15 palë atlete sportive, ndërkohë që të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Podujevë 21.06.2021-16:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (njëri i mitur) të cilët dyshohet se më datën  e lartcekur kanë hyrë në lokalin e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur pesëmbëdhjetë(15) palë atlete sportive. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si vjedhje e rëndë./Llapi.info