Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Prishtinë sot ka ndaluar dy persona të cilët rezultuan të jenë në veturën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Siç merr vesh KALLXO.com, në këtë veturë është gjetur një çantë e deputetit Berisha, brenda të cilës ishte edhe një revole.Policia e ka konfiskuar revolen dhe 19 fishekët që ishin në çantë.Lidhur me rastin njësitet e rendit kanë shoqëruar dy persona në stacion policor. Njëri nga të është shoferi i deputetit.

Burime të KALLXO.com tregojnë se dy personat që gjendeshin në veturën e deputetit janë liruar në procedurë të rregullt kurse është hapur rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.