Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit për vizitën e planifikuar të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për lajmi.net se policia është gati dhe i ka kryer të gjitha planifikimet e saja sa i përket vizitës së presidentit serb.

“Policia e Kosovës i ka planifikimet e saja për vizitën që pritet të realizohet. Gjitha planifikimet operacionale në aspektin policor janë kryer në kohë sipas planifikimit”, ka thënë Kelani në një prononcim për lajmi.net.

“Policia e Kosovës, çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të Republikë së Kosovës, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për personalitetet në fjalë. Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja. Edhe me këtë rast është hartuar plan për siguri komfor vizitës së lejuar.’’