Policia e Maqedonisë përsëri me shok bomba ndaj emigrantëve (VIDEO)

Policia e Maqedonisë përsëri me shok bomba ndaj emigrantëve (VIDEO)

Emigrantët kanë depërtuar kordonin mbrojtës të policisë të cilët ishin të përmbajtur të përdorin forcën dhe me vrap u drejtuan për në Gjevgjeli

Policia është duke u përpjekur për të kthyer mbrapsht, madje ka përdorur edhe shok bomba, por nuk ka arritur të kthejë disa prej tyre përshkak të vështirësisë në këtë zonë, transmeton TetovaSot.

Disa prej tyre ishin ndaluar nga makinat e policisë dhe një tjetër bllokadë në rrugën ku emigrantët janë duke lëvizur, por shumë prej tyre tashmë janë zhdukur në zonën ndërkufitare.