Policia e Kosovës ka nisur aksion për të rritur sigurinë në trafik.

Policia ka nisur mbikëqyrjen e shoferëve edhe përmes dronëve.

Dronët do të kapin shkeljet e trafikut, e në veçanti tejkalimet në vijën e plotë dhe shpejtësinë.

Duhet theksuar se aksidentet janë shpeshtuar kohën e fundit, vetëm dje pesë persona humbën jetën në dy aksidente trafiku.