Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rritur rastet e sulmeve kibernetike.

Situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit SARS-COV-2, sipas policisë, po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme.

“Mashtrimi kompjuterik ka të bëjë me kërkesat për pagesa gjoja për shërimin e pacientëve me COVID-19, pastaj marrja e të dhënave personale përmes e-mail-ave të cilët kanë të bashkëngjitur virus kompjuterik të mbuluar me ndonjë dokument dhe link”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pandemia COVID-19 – mbrojtja nga mashtrimet në internetPrishtinë, 31 mars 2020Gjatë kësaj krize të paparë, Qeveria…

Gepostet von Kosovo Police am Dienstag, 31. März 2020