Policia e Kosovës ka inicuar një rast të ‘Kontrabandimit me migrant’.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, sot pas orës 11:00 në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit përmes një pajisjeje të veçantë për zbulimin e pranisë në automjete, policia ka hasur në nëntë emigrantë në kamionin e shtetasit të Serbisë me inicialet S.N.

“Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në një njoftim.