Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë nisur një operacion në Prishtinë dhe Ferizaj.

Operacioni ka filluar në ora 11:00 dhe deri më tani janë kontrolluar gjashtë lokacione.

Ky aksion është në bashkëpunim edhe me Policinë e Gjermanisë, ndërsa u mbikëqyr nga një prokuror special dhe një gjerman.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një ëuror special vendas dhe nje ëuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave” Operacioni i referohet zbatimit të urdherese së leshuar nga gjykata kompetente per kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj dhe pas perfundimit do te njoftoheni per rezultatet e tij”, tha për Periskopin Hoxha.