Policia e Kosovës vetëm në 24 orët e fundit ka dënuar 1 mijë e 722 qytetarë.

Prej tyre 1160 kanë qenë tiketa trafiku e 563 të tjera për personat që nuk kanë respektuar masat anti COVID-19.

Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 aksidente trafiku me dëme materiale.

16 persona janë arrestuar sipas Policisë dhe janë dërguar në mbajtje.