Policia e Kosovës e ka gjobitur me 150 euro, një 24-vjeçar që tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Ferizaj-Kaçanik.

Rasti tek policia është njoftuar nga qytetarët.

Kështu ky institucion i sigurisë u ka bërë thirrje edhe më tutje qytetarëve që të lajmërojnë personat që bëjnë kundërvajtje në trafik.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Rakaj , rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Policia, e ftoi qytetarin A.M (M/SH/K) 24 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.